Sinan Vllasaliu: Ta di se vdes, nuk hyj kurrë në Big Brother VIP
Në Shqipëri dhe Kosovë po zhvillohen paraleshit Big Brother Vip.
Përkundër audiencës së lartë që mban të mbërthyer një “reality show” i tillë, këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu thotë për emisionin “Impact” në Rtv Ora se nuk do të bëhej kurrë pjesë e tij.
“Kurrë në jetë nuk do merrja pjesë. Me mu var jeta…A e di sa e mirë është jeta private me ta dhënë ty unë, pse duhet me ta dhënë ty jetën time?! Kjo është qasja ime. Nuk mund të jap ty diçka, të cilën e ruaj për vete.”
Ora News