Vetullat në formë bredhi: trendi i ri i grimit të festave shpjeguar me një video hap pas hapi
Shumica e femrave zgjedhin ngjyrat e arta, si rimeli i ndezur dhe buzëkuqi i kuq për festat, por grimerja Maryna Molchanova ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të festuar Krishtlindjet përmes grimit: vetullat e pemës.
Maryna ka mbi 177,000 fansa në llogarinë e saj në Instagram dhe së fundmi ka befasuar përdoruesit me grimin e saj tematik, të shpërndarë në një video të shkurtër.
E reja tregoi grimin e saj duke e bërë atë hap pas hapi. Fillimisht, ajo krijoi vetullat duke i ndarë përgjysmë, duke krehur pjesën e sipërme lart dhe pjesën e poshtme poshtë.
Menjëherë pas kësaj, Maryna aplikoi rimel të gjelbër të errët për të lyer vetullat e saj dhe për të krijuar një “efekt të pemës së bredhit”. Së fundi, grimerja e re përdori lapsa me ngjyra për të vizatuar rrathë për të dhënë efektin e topave të Krishtlindjeve.
Rezultati përfundimtar është shumë skenik dhe padyshim shpreh atmosferën e Krishtlindjes. Videoja mblodhi menjëherë mijëra shikime dhe qindra komente, shumë prej të cilave shprehnin admirim për idenë origjinale.
Shumë artistë profesionistë të grimit aktiv në rrjetet sociale kanë marrë frymëzim nga pamjet dhe kanë ripunuar një sërë variacionesh, duke krijuar një trend të vërtetë të modës në Instagram. Çfarë mendoni ju? A do të merrni frymëzim nga ky grim alternativ?