“Po humbet ajo që është shqiptare”, revolta e Bujar Kapexhiut për festivalin
Aktori Bujar Kapexhiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se në këngët sot po humbet ajo që është shqiptare.
“Të flasim në mënyrë modeste, të respektojmë edhe ata të cilët kanë punuar,” – u shpreh Kapexhiu.
Në revoltën e tij ai përmendi dhe rrymat muzikore të cilat kanë dalë së fundmi dhe ngriti pyetjen a duhet të jenë prezentë.
Debati në studio i referohej Festivalit të Këngës, sa po e ruan ai autencitetin dhe janë këngët e prodhuara të denja për një përfaqësim ndërkombëtar.