FOTO/ E dëshironte prej vitesh, Mesi nuk i ndahet Kupës së Botës as në gjumë

Argjentina fitoi për herë të tretë në histori Kupën e Botës. Një ndër futbollistët më të mirë të kohërave Lione Mesi e bëri të mundur këtë ëndërr duke udhëhequr kombin drejt lavdisë në Katar.

Një trofe që e dëshironte prej vitesh, tashmë Mesi e ka në duart e tij. Mesa duket ai nuk do që të ndahet, saqë e ka mbajtur dhe ka fjetur me të.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, “Pleshti” ka publikuar fotot e tij me Kupën e Botës pasi është zgjuar nga gjumi.

Ai iu ka uruar një mëngjes të mbarë të gjithë ndjekësve të tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

PANORAMASPORT.AL