Krimi horror në 2017/ Del foto e djalit të Marjetës, shok me të ‘dashurin’ e mamasë Faikun: Jam miku yt më i mirë deri në pafundësi
Janë publikuar fotot e Besmir Karajt, djalit të Marjeta Karajt i cili ka vrarë në makabër Menduh Kurtdedën. Në foto ai shihet krah burrit të mamasë, Faik Stojnës.
Siç edhe është raportuar më herët Besmiri punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mire.
Kjo mund të kuptohet edhe nga fotoja që Besmiri ka publikuar së bashku me Faikun ku shkruan “me shefin”, e ndërsa ai i përgjigjet “unë nuk jam shefi jot, por miku më jot deri në infinit”.
Kujtojmë se për zbardhjen e krimit makabër të ndodhur në 2017, Menduh Kurtdeda, i cili u rrah dhe u dogj i gjallë në Dajt, ka ndihmuar dëshmia e Faiks Stojnës, ish i dashuri i Marjeta Karajt.
Atij i ishte rrëfyer gjithçka nga Marjeta dhe djali i saj, Besmiri. Ky i fundi punonte si shofer, shpërndarës mallrash në biznesin e Faikut dhe kishin një raport të mirë, aq sa për t’i rrëfyer një krim kaq makabër.
Vrasja ndodhi në maj të 2017, e ndërsa zhvarrosja e trupit të viktimës është bërë në 10 shkurt të 2021. Kjo pasi familjarë të viktimës kanë dëshmuar për policët që i afërmi i tyre kishte protezë dhe kjo ka shërbyer si spunto për autoritetet që të bëjnë analizat e ADN-së. Mostra i është marrë 2 djemve të Menduhut, Mareglenit dhe Andreas, si edhe vëllait të viktimës Musait.
Në përfundim rezultoi se trupi i pajetë i gjetur është i Menduh Kurtdedës. Dëshmitë e Faik Stojnës dhe Gazmir Ngotës se Menduhu i kishte një borxh Marjeta Karajt, i ka orientuar hetimet në këtë pistë e ku në fund rezultoi se kjo shumë prej 1 mln lekësh, ishte shkaku i vrasjes në mënyrë makabre të 61-vjeçarit.