EKSKLUZIVE/ “Elsa Lila fiton Festivalin e RTSH-së, Fifi shkon në Eurovizion”
Gara e rëndësishme muzikore, edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nisi të hënën në mbrëmje në Pallatin e Koncerteve, duke u pasuar me reagime dhe pakënaqësi, që nga Ronela Hajati (e cila nuk u ftua të çelte festivalin si pasuesja e kupës), e deri tek komentet për show-n.
Por s’keni parë gjë akoma! Kjo sepse, priten të tjera reagime në lidhje me emrat fitues, pasi burime për revistën “Story” kanë treguar se në korridoret e RTSH-së dhe paskuintat e Pallatit të Koncerteve, përdoret nën zë fraza; “Elsa Lila fiton festivalin, dhe Fifi shkon në Eurovizion”. Për të gjithë ju që sapo u konfuzuat, si fillim ju sqarojmë se formula e ndarjes së çmimeve ka ndryshuar këtë vit. Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierën.
Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fitues/fituesja e së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve. Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Ndërkohë dilemës së fitores mes Elsa Lilës dhe Filloreta Raçit (Fifit), thuhet se i është dhënë zgjidhje, tregojnë të njëjtat burime për revistën “Story”.
Kështu festivalin e fiton Elsa Lila me votat e jurisë(fitore honorifike duket), ndërsa në Eurovizion shkon Fifi, ( e kësaj po që i themi “Fitore!”), me votat që pritet të marrë nga publiku. Ku ka zë s’ështe pa gjë! Por gjithsesi le të tregohemi të duruar dhe të presim finalen e festivalit, që po moderohet nga Arbana Osmani, në shoqërinë e aktores, Olta Daku. Kujtojmë që pas telasheve me drejtësinë italiane, Elsa Lila rikthehet në festival me këngën “Evita”, dedikuar të bijës. Kurse Fifi pas një eksperience mjaft traumatike në “Big Brother”, garon me këngën “Stop”, këngë kundër bullizmit, shijen e keqe të të cilit e ka provuar dhe vetë. Ndërkohë që Fifin e pamë mbrëmë në skenë, sot është nata e Elsa Lilës, e cila këndon sot.
Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH-së:
2 Farm/ Atomike
Alban Kondi & Lorela Karoshi/ Melodi
Albina Kelmendi/ Duje
Anduel Kovaçi/ Malli
Arsi Bako/ Sonte dua të jem me ty
Melodajna Mancaku/ Gjysma e zemrës sime
Elsa Lila/ Evita
Enxhi Nasufi/ Burrë
Erma Mici/ Kozmosi i dashurisë
Evi Reçi/ Ma kthe
Fabian Basha/ Një gotë
Fifi/ Stop
Franc Koruni/ Në pritje
Genti Hoxha/ Ajër
Gjergj Kaçinari/ Dje
Luna Causholli/ Jetën ta fal
LYNX/ Nëse ke besim
Manjola Nallbani/ Dua
Permit of Stay/ Fobia
Petrit Çarkaxhiu/ Emri yt mirësi
Rezearta Smaja/ N’Eden
Rovena Dilo/ Motit
Sara Kapo/ Para teje
Serxhio Hajdini/ Vështirë
Urban Band/ Në çdo hap
Vanesa Sono/ Aroma jonë
Le të shohim se si do të përfundojë kjo garë muzikore dhe festive, që shpesh shoqërohet me kontenstime nga artistët, të cilët ankohen për fitues të paracaktuar!/www.story.al