Ka bërë operacione plastike? Ami tregon si qendron e vërteta

Amarda Toska është një nga vajzat e ekranit, që ka spikatur gjithmonë për pamjen e saj. Ndonëse, tashmë është nënë e dy fëmijëve, ajo vazhdon të jetë në super formë fizike. Ami ka linja perfekte për të cilat është komentuar vazhdimisht.

Së fundmi, e pyetur nëse ka bërë ndonjë operacion plastik, moderatorja e ka mohuar, duke u shprehur se momentalisht nuk ka ndërmend. Ami ka theksuar se më vonë nuk i dihet.

“Asnjë operacion plastik. Dhe momentalisht nuk është se e kam ndërmend! Më vonë me kismet”, ka shkruar ajo në Instastory.

Kujtojmë që Ami aktualisht është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani, duke iu përkushtuar më shumë biznesit./abcnews.al