Ish-burri i Britney dhe babai i saj, një libër për prindërimin
Kevin Federline po “shkruan një libër mbi përvojën e tij të atësisë dhe babai i Britney “ka pranuar të ndihmojë”, zbuloi gazetarja Daphne Barak.
Barak ka intervistuar dyshen dhe ndau me Mail se ata “tani po flasin me njëri-tjetrin” pas një problemi në marrëdhënien e tyre. Në shtator 2019, Federline mori një urdhër ndalimi kundër Jamie. Vendimi erdhi pasi ai dyshohet se goditi nipin e tij Sean Preston. Ndërsa Jamie nuk u përball me akuza penale për incidentin, urdhri mbrojtës e pengoi atë të shihte Preston dhe Jayden James për tre vjet. “Më mungojnë dy djemtë”, i tha Jamie Barak në intervistën e tij të parë. “Ishim shumë të afërt. Kanë qenë tre vite të vështira pa to.” Jamie e përshkroi familjen e tij si “rrëmujë”, duke shtuar; “Gjithçka që mund të them është se shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se cila është e vërteta”.
Vitet e fundit kanë qenë vërtet të trazuara për familjen e Spears. Britney akuzoi babanë e saj për abuuzim përpara se një gjykatës në Los Angeles t’i jepte fund konservatorit në nëntor 2021. Jamie ka mohuar keqbërjen, duke i pretenduar Barakut se ai “nuk e di nëse Britney do të ishte gjallë” po të mos kishte marrë kontrollin e çështjeve të saj personale, mjekësore dhe financiare në shkurt të vitit 2008. “Zoti im, ku do të ishte ajo pa atë kujdestari tani? Të gjitha vendimet janë marrë me një grup njerëzish shumë të mirë”, u shpreh Spears për The Sun. “Ajo nuk kishte asnjë para. Konservatori caktoi një burim ku ajo mund të kthehej financiarisht. Dhe, ju e dini, ne punuam – dhe ajo punoi – dhe ajo u ngrit financiarisht.”/Lapsi.al