Momentet magjike të Lionel Messi, momenti kur bie në krahët e familjes: Dua të shkoj në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri
Lionel Messi përjetoi dje emocionin më të madh të karrierës së tij pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në Botërorin e Katarit.
Në krah të tij nuk mund të mungonin personat e tij më të dashur, nëna e tij Celia Maria Cuccittini, bashkëshortja dhe e dashura e fëmijërisë Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Matteo dhe Ciro.
Kapiteni i Albiceleste ra menjëherë në gjunjë dhe përqafoi bashkëkombasit e tij kur Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e fundit të Argjentinës për të vulosur fitoren.
Messi vrapoi drejt tifozëve të Argjentinës ku përjetoi këtë. Më pas i lumtur dhe i gëzuar ra në krahët e nënës së tij e cila vrapoi pas tij dhe e befasoi.
Vazhdimi i përkiste familjes së tij me gruan e jetës së tij dhe tre djemtë e tyre nuk ndaluan asnjëherë për ta përqafuar. Momentet që u zhvilluan ishin unike me të duke festuar si një fëmijë i vogël.
Shikoni fotot e Messit me familjen e tij
“E dija që Zoti do të ma sillte këtë dhuratë, kisha një ndjenjë se ky Botëror ishte i duhuri”, tha ai.
“Më mori kaq shumë kohë, vuajtëm shumë, por ia dolëm. Mezi pres të jem në Argjentinë për të dëshmuar këtë çmenduri”.
Pavarësisht se me fitimin e Botërorit vulos karrierën e tij ndërkombëtare me trofeun më të madh, ai siguroi në deklaratat e tij në mes të atdheut: “Nuk po tërhiqem nga kombëtarja. Dua të vazhdoj të luaj si kampion”.