Do qëndrojë larg të birit, Olta Gixhari banore në “Big Brother VIP”!
“Big Brother VIP” Albania do të nisë rrugëtimin e tij të dytë më 24 dhjetor. Lajmi u konfirmua dy ditë më parë nga faqja zyrtare në Instagram e Top Channel e cila përkrah një video me momente nga edicioni i parë zbuloi se ‘reality show’ tashmë është gati për të ardhur pranë publikut që pret më kërshëri të madhe banorët pjesëmarrës.
Në mediat online kanë qarkulluar emra të njohur VIP-ash që thuhet se do të jenë banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe tashmë edhe pak ditë na ndajnë për të mësuar vërtet se cilët prej tyre kanë vendosur të bëhen pjesë e kësaj eksperiencë të veçantë.
Së fundmi burime pranë “Panorama Plus” bëjnë me dije se një prej banorëve është aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila mesa duket ka pranuar ftesën dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e ‘reality show-t”. Olta Gixhari, prej dy vitesh është shpërngulur në Spanjë ku po jeton me partnerin dhe djalin e tyre, Amar.
Emra të tjerë që përfliten se do të jenë pjesë e “Big Brother VIP” 2 janë Milaim Zekaj, Kiara Tito, Albi Nako, Kejvina Kthella, Lei Kraja, Eva Alikaj. “Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana Osmani në një intervistë disa javë më parë.
Bordo