Arbana na lë gojëhapur, ja me kë emër të njohur do të prezantojë Festivalin e RTSH sonte

Mbrëmjen e sotme starton nata e parë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.Në një konferëncë për shtyp disa ditë më parë u bë me dije se Arbana Osmani, prezantuesja e këtij Festivali nuk do të ishte e vetme në skenë.

Së fundmi “Kryefjala.com” ka zbuluar se emri i njohur i cili do të moderojë krah moderatores është aktorja Olta Daku. “Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian.

Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha më herët Osmani.

Ndryshe nga vitet e mëparshme këtë vit kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision do të zgjidhet nëpërmjet votave të publikut.

Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Ndërsa kënga që do të na përfaqësojë do të jetë ajo e cila rezulton më e votuara nga publiku.

E shprehur më herët sipas Arbana Osmanit veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj.