Foto nudo e Monica Belluccit në ekspozitë!

Një foto e papublikuar më parë e Monica Belluccit është pjesë e një ekspozite të re fotografike nga fotografi i mirënjohur italian Gian Paolo Barbieri. Ekspozita sapo është hapur në galerinë “29 Arts in Progress” në Milano dhe foto tregon aktoren italiane duke pozuar nudo në ujë për fushatën e Dolce & Gabbana të vitit 2000.

Krahas imazhit nudo, Monica shihet gjithashtu duke pozuar me të brendshme të tejdukshme, me një cigare për të njëjtën fushatë të D&G.

Krahas punës së tij me disa nga supermodelet më ikonike në botë, Barbieri ka krijuar gjithashtu fotografi për disa nga fushatat më të famshme reklamuese për markat italiane dhe ndërkombëtare të modës si Versace, Ferrè, Vivienne Ëestëood, Dolce & Gabbana, Valentino dhe Armani.