Meri përllοgarit shenjat e VIP-ave dhe jep emrin e fituesit të Botërorit dhe “Dancing with the stars“

Ditën e sotme e ftuar në “Wake up” ishte astrologia Meri Shehu, e cila bëri një parashikim se kush mund ta fitojë “Dancing with the stars” por edhe Botërorin 2022.

Me një përllogaritje të shenjave të VIP-ave, u vu re se në garë ishin mbizotërues këto pesë shenja: Peshore (Isli Islami), Gaforre (Salsano Rrapi), Bricjapi (Ardit Çuni), Luani (Elhaida Dani) dhe një dominancë të shenjës së Binjakëve ku numëroheshin tri konkurente (Julka Gramo, Megi Pojani dhe Sara Hoxha).

“Do të kemi më shumë favorizim të Luanëve. Elhaida ka bërë më shumë emër dhe ka kërcyer në evenimente të mëdha”, u shpreh Meri duke na lënë të kuptojmë se ndoshta Elhaida Dani do të jetë fituesja.

Ajo ka bërë parashikimin se kush mund ta fitojë këtë Botëror dhe sipas saj më shumë shanse ka Argjentina e Messit.

“Kroacia do më pëlqente si vend ballkanas, por futbolli kroat nuk më pëlqen sepse nuk bëjnë gol. Franca bën gola, kurse marokenët më pëlqejnë sepse janë sportdashës.

Megjithatë unë këtë Botëror do merrem me Messin dhe Argjentinën. Ka shanse me të mëdha, ka dhe traditë, përvojë, talent. Besoj që dikush që ka dhënë tërë jetën në historinë e futbollit ka fatin për një kurorëzim”, u shpreh Meri.