Cardi B heq mbushësit e të pasmeve dhe ka një paralajmërim për vajzat

Sikurse e kemi parë në familjen Kardashian, trendi i të pasmeve të mëdha po ndryshon. Diçka e tillë së fundmi duket se është “përqafuar” edhe nga Cardi B e cila ka hequr thuajse të gjithë mbushësit në zonën e të pasmeve të saj. 

Reperja madje paralajmëroi vajzat e rejat që t’i rezistojnë tundimin për të injektuar në trup gjëra të tilla kur ndihen “shumë të dobëta” dhe se duhet të “sigurohen që të gjitha parametrat e organizmit janë në rregull” nga një mjek profesionist përpara se të vazhdojnë me procedurën kozmetike.

Cardi rrëfeu se 95% e injeksioneve dhjamore janë hequr nga të pasmet e saj duke u shprehur:

“Në gusht bëra një ndërhyrje kirurgjikale dhe hoqa 95% të biopolimerëve… nëse nuk e dini ç’janë, janë injeksione në të pasme. Ishte një proces i çmendur. Ajo që do të them është që nëse jeni të reja, 19, 20, 21 dhe jeni të dobëta e mendoni ‘duhet të injektoj dhjamë në vithe’, kështu që zgjidhni injeksionet, mos e bëni!” 

Më tej, Cardi foli për ndërhyrjet e mirëfillta në të pasme, ku veç konsultës me mjekun specialist, shtoi: “Nëse doktori ju thotë që parametrat në gjak janë të ulëta, keni diabet apo diçka, mos e bëni”.