Michelle Obama thuajse nuk njihet në promovimin e librit të saj të fundit
Michelle Obama e cila është në mes të një turneu për promovimin e librit të saj të tretë, “The Light Ëe Carry”, ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjen dhe stilin e saj. Nga siluetat klasike për të cilat ajo ishte e njohur në Shtëpinë e Bardhë, në stilet më trendy.
Të martën, në Atlanta, ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë sport me ngjyra Roksanda x Fila, pantallona të zeza me bel të lartë dhe me një body blu të ndezur.
Por më shumë se veshja ajo që binte në sy ishte look-u. Michelle kishte kapur gjysmën e flokëve në një topuz lart, pa asnjë ngjashmëri me stilin e saj kur ishte Zonja e Parë e SHBA.Edhe më herët, në ndalesën e parë të Obamës në Uashington, DC, për një diskutim me Ellen DeGeneres, ajo veshi një kostum xhins të gjerë.
Në Çikago këtë javë ajo zgjodhi një jumpsuit të tillë.
Ndërsa në Atlanta, ajo u shfaq me xhaketë lëkure dhe pantallona të ndezura.