Elton John u largua nga Twitter dhe Elon Musk reagoi menjëherë: Shpresoj të kthehesh!

Elton John është personazhi i radhës i famshëm që është larguar nga “Twitter” që nga blerja e tij nga pronari i Tesla, Elon Musk.

Në postimin e tij të fundit në Twitter, ai shkroi: “Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë, i cili do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll.”

Pas këtij postimi u përgjigj edhe Elon Musk me një koment të tijin: “Unë e dua muzikën tuaj. Shpresoj që të ktheheni. A ka ndonjë dezinformatë në veçanti për të cilën jeni të shqetësuar?”.