Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në “BBVIPKosova”, Mozzik vendos pikat mbi ‘i’ në lidhje me ‘teoritë’ e Getinjos
Që prej nisjes “Big Brother VIP Kosova” një ndër banorët që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është reperi i njohur, Getinjo i cili është kthyer në një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e famshme të BBVK.
Teoritë e tij të ‘ çuditdshme’ kanë marrë vëmendjen e publikut ku së fundmi janë bërë dhe viralenë rrjetet sociale
Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.
Pasi tha se toka është e rrafshët, diçka për të cilën ai është i bindur dhe më pas beson se arma e zjarrit-kallashi është zbuluar në Kamenicë, ai tani ka folur edhe për arritjen e njerëzimit në hënë.
“Përderisa deri në 10 vitet e fundit njerëzimi e ka besuar se flamuri i Amerikës është valëvitur në hënë, që ka dalë gënjeshtër”– u shpreh ai.
Mirëpo pas këtyre deklaratave të reperit ka ardhur dhe reagimi i vëllait të tij Mozzik. Me anë të një postimi në Instagram artisti ka postuar mnjë foto të Getinjos ku krahas saj shkroi: “Shkollë”.
Duket se reperi ka lënë të nënkuptojë se i mbështet teoritë e vëllat të tij dhe se është një njeri i lexuar por mbi të gjitha po i jep disa informacione banorëve të shtëpisë.