Kjo është shqiptarja që nxorën jashtë nga stadiumi, pse bëri shqiponjën me duar + video
Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në Stadiumin 974 ku po zhvillohej ndeshja, ajo u xhirua duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare.
Në rrjetin social “Twitter” është shpërndarë një video ku shihet tifozja teksa shoqërohet jashtë stadiumit duke bërë shqiponjën, arsyeja edhe për të cilën e kanë shoqëruar jashtë.
Kjo tifoze është Anila Mahalla. Edhe para fillimit të ndeshjes kanë qarkulluar disa pamje të tjera të kοnflikteve verbale mes tifozëve shqiptarë dhe atyre serbë.
Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.