Pasi Fero konfirmoi ndarjen, Arbenita shkakton polemika me videon e fundit

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit. E mes pikëpyetjeve të shumta për ndarjen e tyre, ironitë mes dy personazheve nuk kanë munguar.

Një video e postuar nga modelja në TikTok ka shkaktuar polemika të shumta te ndjekësit. Ajo ndau një video me një audio ku thuhet: ‘Oh unë isha një ku*vë për ty? Nuk të kujtohet kur unë isha një vajzë e mirë për ty? E mirë…e mirë…e mirë përsëri…përsëri dhe përsëri… Dhe pastaj u bëra një k*rvë për ty? Nuk të kujtohet apo jo?’, gjë që po interpretohet si mesazh ndaj Feros.

Përveç kësaj ajo ka shkruar krah videos: ‘Atyre nuk iu pëlqen kur ti i trajton njësoj siç ata të trajtuan ty’.

Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.

Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.

M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,-tha Fero.