Rikthehet Produkt 28? Fabi tregon raportet me Turin dhe Albanin: Qanim hallet me njëri-tjetrit
Produkt 28 janë një ndër grupet më të mirë të muzikës shqiptare. Ata kanë vite që nuk janë shfaqur më së bashku. Mirëpo, duket se kanë vendosur të rikthehen, por jo së bashku. Fabian Basha dhe Alban Kondi do të jenë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, por me projekte të veçanta.
I ftuar në “Abc e Mëngjesit”, Fabi ka rrëfyer gjithçka nga koha kur punonin me Produkt 28, shoqëria me njëri-tjetrin dhe deri takimet aktuale, të cilat me Turjan Hyskon janë më të pakta. Ai ka theksuar se nëse grupi nuk do të bashkohen një ditë, do të jetë vetëm “faji” i kohës.
“Me Albanin hapëm studion e re, e rimodeluam sërish. Ndërsa Turi vjen pi ndonjë birrë. Jemi të dy konkurentë në skenë. Nuk ka ego se ne kemi ndarë të njëjtën skenë për 20 vite.
Kam 10 vite pa dalë në skenë. Kam kënduar në dush normal. Më ka marrë malli të shikojë publikun në sy. Të shijojë skenën. Unë jam i frikësuar edhe sot. Nuk besoj që ka performues në planet që nuk ka emocione. Ka dy breza që mua nuk më njohin fare. Në fund të fundit, për mua me rëndësi është si do të pritet. Mendoj që aq njerëz sa përfshihen në emocion, aq shumë do e shijojnë.
I pari që vendosi për Festivalin e Këngës, isha unë. Ndërsa Albani më vonë tha po e provoj dhe unë. Ndërsa Turi mesa duket nuk kishte një këngë gati.
Ka qenë energjia, ne ishim shokë në studio. Punonim mes 4 mureve, lidhja mes njëri-tjetrit ka bërë që të sjellim edhe këto këngë. Po kemi fjetur bashkë, mblidheshim nga shtëpia ime, ose e Turit. Qanim hallet me njëri-tjetrit. Me Albanin ndajmë edhe studion, takohemi ditë për ditë. Ndërsa me Turin varet edhe nga angazhimet. Nëse nuk do të riktheheshim më si grup, do të ishte faji i kohës”, u shpreh ndër të tjera Fabi./abcnews.al