“Njeriut i nevojiten 4 gjëra prej metali: Një tobë me florinj, një pishtar i argjendtë, një…”/ Thëniet për Jetën
Në fund të fundit të gjitha llogaritë duhet t’i bëjmë me jetën tonë. Ne kemi vetëm një jetë dhe çdo përvojë e jona i brendashkruhet asaj.
Shpeh herë është dobiprurës të shohim kuadrin e madh të gjërave, në shkallë shekullore, në ciklin e plotë të një jete njerëzore.
Të bindur se do t’i vlerësoni shumë këto mençuri, presim prej teje të na thuash cilën çmove, apo pëlqeve më së shumti prej thënieve mëposhtë:
Të vdesësh është e tmerrshme, por ideja se duhet vdekur pa pasë jetuar, është e padurueshme.
Njeriu, mbasi të ketë fituar famë e madhështi, po të jetojë më gjatë, bjerr famën dhe madhështinë e fituar.
Sado gjatë të jetojë njeriu, njëzet vitet e parë janë pjesa më e gjatë e jetës së tij.
Njeriut, për të jetuar rehat në këtë botë, i nevojiten katër gjëra prej metali: Një tobë me florinj, një pishtar i argjendtë, një fytyrë prej bronxi, një zemër prej hekuri.
Nëse jeton gjatë, do të shohësh se çdo fitore shndërrohet në një disfatë.
Në jetë nuk ekzistojnë zgjidhje. Ka vetëm forca në lëvizje: mjafton t’i gjesh dhe zgjidhjet vijnë vetvetiu.
Dhe vetë jeta është kancerdhënie.
Lindim në një mënyrë të vetme, porse vdesim në mënyra të ndryshme.
Me rastet e munguara ne ndërtojmë pak nga pak një trashëgimi plot lumturi. Kur dëshira përmbushet, nuk mbetet tjetër veç vdekjes.
Po shkoj të kërkoj një ndoshta të madhe.
“Ç’’është vdekja” pyetën një filozof të përmendur. “Më tregoni ç’është jeta, t’ju them ç’është jeta!”- u përgjigj filozofi.
Njeriu vdes vetëm një herë, veç vdes përgjithmonë.
Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në këtë jetë. Mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
Ka dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se mrekullitë nuk ekzistojnë. Tjetra, të mendosh se çdo gjë është e mrekullueshme.
Kur të vijë ora e vdekjes nuk dua të humbas asnjë moment: njeriu vdes vetëm një herë në këtë jetë.
Nëse jeta është e përvojtur, është e vështirë të durohet; në qoftë e lumtur, është tmerr të humbet. Që të dyja një janë.
Më të shumtët njerëz përdorin të parën pjesë të jetës së tyre për ta bërë tjetrën të përvojtur.
Jeta askujt nuk i është dhënë në pronësi. Vetëm në përdorim.
Përveç njeriut të gjitha kafshët e tjera e dinë se qëllimi kryesor i jetës është ta shijosh atë.
Disa herë në jetë duhet t’i mbash sytë të hapur fort, disa herë të hapur e disa herë të mbyllur. Puna është të dish kur kështu e kur ashtu.
Jeta kë një mijë mënyra për ta jetuar. Të gjesh mënyrën më të mirë ndër këto, ky është misteri i jetës.
Janë dy qëllime një jetë: e para, të marrim atë që duam, e dyta t’i gëzojmë. Vetëm njerëzit e mbarë arrijnë ta përmbushin të dytën.
Ndodhin ngjarje në jetë që janë si pyetje. Kalojnë minuta ose vite dhe pastaj jeta përgjigjet.
Nëse dëshironi të dini ç’do të ndodhë në të ardhmen, hidhni një sy në të shkuarën: do të shihni perandori që lindin dhe vdesin. Kështu keni parë edhe në të ardhmen.
Ditët e paharruara të jetës janë pesë a gjashtë. Të tjerat janë volum.
Ashtu si dita e kaluar mirë të jep gjumë të ëmbël, ashtu dhe një jetë e shpenzuar si duhet të jep vdekjen të qetë.
Për shumicën nga ne e kaluara është një keqardhje, e ardhmja – një eksperiment.
Koha është monedha e jetës tënde. Është monedha e vetme që ke dhe vetëm ti mund të vendosësh se si ta shpenzosh. Ki kujdes mos lejo të tjerët ta shpenzojnë për ty.
Mënyra më e keqe për ta kaluar jetën është të lejosh të ta kamxhikojë.
Shpesh mjafton një çast për të harruar një jetë, por ndonjëherë nuk mjafton një jetë për të harruar një çast të vetëm.
Është një mëkat i vërtetë që leksionet e jetës i mësojmë atëherë kur nuk na duhen më.
Pleqëve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell plakja por harresa.
Jeta di t’i ngatërrojë gjurmët e veta dhe gjithçka e së shkuarës mund të bëhet lëndë ëndrrash, argument legjendash.
Sa më i madh të jetë mashtrimi, aq më e vogël do të jetë kënaqësia.
Jeta është gjëja e vetme që, sa më shumë rritet, aq më tepër bie.
Kush ngjitet lart, sigurisht do të zbresë poshtë.
Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e vet.
Koha është distanca më e largët mes dy vendeve.
Edhe një fije floku bën hijen e vet.
Vdekja është e bukur kur jeta është e shëmtuar.
Forca lëvizëse e përparimit është entuziazmi. Asnjë punë e madhe në art ose profesion, në literaturë ose shkencë, anjëherë nuk ëshë realizuar pa qenë rezultat i entuziazmit.
Ëshët frika prej vdekjes dhe jo dëshira për të jetuar, që na mban, të çmendur siç jemi, aq të dhënë pas trupave tanë.
Jemi të gjithë plot me dobësi dhe gabime; t’ia falim njeri-tjetrit marrëzitë tona: ky është ligji i parë i Natyrës.
Ta gabosh është njerëzore, se për të kryer gjithçka ashtu si duhet është kompjuteri.
Me fatin nuk mund të bëhen bisedime paraprake; është mbreti Fat që na bën fatlumë apo fatkeqë.
Quajmë rast paaftësinë tonë për të shpjeguar bashkëlidhjen e ngjarjeve.
Rasti ka këtë gjë të jashtëzakonshme: vjen natyrshëm.
Jeto sikur të jesh dikush që do të vdesë nesër.
Mendo sikur të jesh dikush që nuk do të vdesë kurrë.
Të vegjëlit gjejnë gjithçka te asgjëja, të rriturit gjejnë asgjënë te gjithçkaja.
E shkurtër dhe e turbullt është jeta e atyre që harrojnë të shkuarën, varrosin të sotmen, frikën prej së ardhmes; kur arrijnë në momentin ekstrem kuptojnë se kanë qenë të zënë gjithë kohën pa konkluduar asgjë. Por është tepër vonë.
Duhet një jetë e tërë për të arritur të duash jetën.
Jeta ikën shpejt, të mos e shpërdorojmë me ëndrra të vogla.
Të gjithë ne jemi këtu për disa arsye të veçanta. Ndaloni të jeni të burgosurit e së shkuarës. Bëhuni arkitektë të së ardhmes!
Është diçka që e mëson vetëm në burgje…Mos mendo kurrë për momentin e lirimit, përndryshe do përplasësh kokën pas murit. Mendo për ditën e sotme, ose për nesër, maksimumi mendo për ndeshjen e së shtunës.