Sozia e princeshës Kate thotë se merr shumë propozime martese dhe kërcenime për vdekje

Princesha e Kate Middleton quhet Heidi Agan dhe ato ngjajnë aq shumë sa njerëzve në rrugë i duhet ta kthejnë kokën disa herë kur ajo kalon. Për herë të parë ngjashmërinë me princeshën ja vunë në dukje kur punonte si kameriere në 2011-ën, gjatë periudhës kur Kate dhe William do të martoheshin.

Fillimisht, Heidi s’kishte menduar për ngjashmërinë derisa njerëzit filluan të kërkonin të bënin foto me të, prandaj vendosi të kontaktonte me një agjensi për të punuar zyrtarisht si sozia e princeshës.

Ajo tani, merr pjesë nëpër festa zyrtare dhe thotë se është po aq e zënë me aktivitete sa vetë princeshë Kate.

Puna e Heidi-t kërkon që edhe fiziku i saj të jetë në harmoni me atë të dukeshës së Wales. Prerja e flokëve, krehjet, veshjet, stili madje dhe barku i shtatzënisë duhet të përkojnë në të njëjtën kohë.

“Unë mund të ha ëmbëlsira dhe çfarë të dua tjetër sa herë Kate është shtatzënë, por puna më e madhe qëndron tek veshjet. Janë kaq shumë dhe kërkojnë kombinim.”

42-vjeçarja thotë se shpesh ndjen presion pasi duhet të jetë e para që duhet t’i blejë veshjet sepse në të shumtën e rasteve nuk arrin t’i gjejë online. Përvç kësaj, ajo thotë se shpesh merr një mal me propozime martese dhe në të njëjtën kohë edhe kërcënime për vdekjeje.

“Në botën e rrjeteve sociale ka gjithmonë njerëz që të akuzojnë dhe pyesin se pse do të përpiqesh të jesh dikush që s’je. Në fakt kjo është një punë, është puna ime.”

Burimi: The Sun
Anabelmagazine