Njihuni me binjaket identike që kanë një stil ‘të frikshëm’ jetese dhe 1 burrë të përbashkët!
Anna dhe Lucy DeCinue janë dy motrat binjake që shpesh përshkruhen si “binjaket më identike në botë”. Mesa duket, përveç pamjes, ato kanë edhe shumë të përbashkëta të tjera…
Dy motrat ndajnë së bashku gjithçka – që nga rrobat, një shtrat i madh e deri te i dashuri i tyre i përbashkët.
Në programin “Extreme Sisters” ato madje rrëfejnë se shkojnë edhe në tualet dhe dush bashkë.
“Nuk jemi ndarë kurrë. Nuk mendoj se do funksiononim pa njëra-tjetrën”, shprehen ato.
“Ne bëjmë dush së bashku, bëjmë grim bashkë, shkojmë në shtrat në të njëjtën kohë, hamë së bashku, jemi të uritura së bashku, gjithçka është njësoj. Mund të jetë obsesive, por ne kështu duam ta jetojmë jetën tonë, si një person i vetëm”.
Ajo që e bën gjithë situatën edhe më të pazakontë është jeta e tyre romantike. Anna dhe Lucy së fundmi zbuluan se janë fejuar me të njëjtin burrë dhe po planifikojnë të kenë fëmijë në të njëjtën kohë.
I dashuri i tyre i përbashkët është shumë besnik ndaj vendimeve të motrave. Ai i propozoi atyre vitin e kaluar, por treshja nuk është martuar ende sepse poligamia është e ndaluar në Australi, ku ata ndodhen.
Burimi: Bright Side
Anabelmagazine