Bashkimin më të bukur kombëtar, na e prezantoi Vesa Luma!
Vesa Luma ka gjetur mënyrën origjinale për të uruar festat e nëntorit.
Këngëtarja shqiptare nga Kosova, e cila është e martuar prej vitesh me Big Bastën, ka ndarë dy fotografi me partnerin e saj dhe djalin e tyre. Në të parën shfaqet ajo me reperin ndërsa në të dytën është djali i tyre i vogël.
“Ne fotografine e dyte eshte rezultati i Bashkimit Kombetar jeminje dhe ashtu do te jemi PERGJITHMONE . Gezuar festat gjithe Shqiptareve kudo ku jane! #28nentor”, ka shkruar Vesa krahas fotografive.