Herion Mustafaraj rrëfen martesën që mori fund pas 13 vitesh, kush është ish-gruaja me të cilën aktori ka një vajzë
Ka një vajzë adoleshente nga martesa 13 vjeçare në New York të SHBA-ve me një asistente regjisore shumë simpatike. Aktori i njohur i viteve ’80-të, Herion Mustafaraj, i cili aktualisht është pjesë e show-t “Your sounds face familiar Albania” ka rrëfyer jetën e tij në emisionin e mesditës “Rudina”. Përveç nostalgjisë për filmat e fëmijërisë dhe rinisë së tij si aktor protagonist, Herioni nuk hezitoi të fliste për jetën private, dhe fundin e martesës 13 vjeçare që ka pasur në 25 vite jetesë në SHBA. Ai nuk e përmendi emrin e ish-bashkëshortes, por nuk nguroi të fliste pozitivisht për të, duke e konsideruar si pjesë të rëndësishme të jetës për faktin se nga dashuria e tyre erdhi në jetë “Dea e bukur”, siç ai e quan, një vajzë shumë e talentuar 14 vjeçare, që jeton në SHBA. Ndërkohë sipas burimeve të revistës “Story” ish-gruaja e Herionit është një vajzë simpatike dhe shumë tip, që quhet Elvis Kryekurti, e cila ka qenë po ashtu pjesë e projekteve artistike të Herionit në SHBA. Fotot e tyre të fundit si çift i dashuruar datojnë në vitet 2013-2014, nga të cilat kuptohet që ngjajnë shumë si karaktere, dhe se pëlqejnë të argëtohen njësoj. Martesa e tyre plot marrëzi artistike, duket se ka pasur dozën e fortë të dashurisë, nëse u referohemi dhe komenteve të vetë Elvisit në fotot çift. Kështu në një nga fotot e ish-çiftit ndërsa festonin Shën Valentinin 2013, pyetjes së një mikeshe: ”Sa e bëni këtë qokën e Valentinit edhe ju?!”, Elvis i përgjigjej: “Është e vetmja qokë që bëjmë, prandaj”. Nuk dihen arsyet që i çuan në prishjen e martesës, gjithsesi ata, sipas rrëfimit të Herionit, tani kanë një qëllim të përbashkët, kujdesin për vajzën e tyre. Ai tregoi se nga martesa e tyre erdhi ne jetë vajza, e cila ka disa talente që lidhen me muzikën, aktrimin dhe me pikturën, ndërsa njihet për pjesëmarrjen e saj në projektin “Bird Poop” në vitin 2011. Ai tregoi se Dea e fitoi vetë shkollën në SHBA, “kështu që mos shpenzimi i parave për shkollimin e saj më jep mundësinë të vij të bëhem pjesë e spektakleve këtu në Shqipëri pa para”, tha ai, duke bërë pak shaka. Aktori, që në gushtin e vitit 2018 feston 50 vjetorin, pyetjes së Rudinës se nëse ka një femër në jetën e tij iu përgjigj se në fakt ka pasur një martesë 13 vjeçare, por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte menduar. Ai i dha tone normaliteti divorcit për të cilin s’ka folur më parë, duke treguar se e njëjta gjë u ka ndodhur prindërve të tij që janë ndarë kur Erioni ishte ende fëmijë. I njohur në kinema si Herion Mustafaraj, Herion Spiro e mori famën me filma për fëmijë. Ndër filmat e tij të rinisë dhe fëmijërisë përmendim: “Rikonstruksioni”, “Sinjal dashurie”, “Shoku ynë Tili”, “Albani”, “Pas gjurmëve”, “Skënderi”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vetë” (1975). Në SHBA, ai njihet si aktor dhe asistent regjisor i “Bird Poop” (2011), “Cash Only” (2015), etj.