Historia e 25-vjeçares që s’donte të bëhej nënë: U sterilizova për të pasur një jetë pa dhimbje
Abby Ramsay donte një jetë “pa shqetësime dhe pa dhimbje”. Dhe kjo ekzistencë, sipas saj, ishte e mundur vetëm pa fëmijë. Kështu, në moshën 16-vjeçare, vendosi se sterilizimi do të ishte zgjidhja më e mirë për të. Disa vite më vonë, ajo filloi të kërkonte një mjek të gatshëm për të realizuar dëshirën e saj, por nuk ishte e lehtë. Përfundimisht, në moshën 25-vjeçare, e reja nga Kalifornia ia doli të arrinte qëllimin. Ndërkohë rrugën e saj të trazuar e ka dokumentuar në rrjetet sociale.
Më 4 shkurt, Abby iu nënshtrua një operacioni të kombinuar: salpingektomisë dypalëshe (heqja e të dy tubave fallopiane, gjë që e bën të pamundur kalimin e vezës nga vezoret në mitër) dhe ablacioni endometrial (heqja kirurgjikale e endometriumit, përgjegjës për rrjedhën menstruale). Për Abby-n, kombinimi i të dyja operacioneve ishte alternativa më e favorshme: jo vetëm që do ta lejonte atë të shmangte çdo mundësi për të mbetur shtatzënë, por gjithashtu do t’i jepte lehtësim nga ciklet e saj të gjata dhe të dhimbshme menstruale.
Abbit iu deshën gjashtë vjet për të arritur atë që donte: mjekët nuk donin ta ndihmonin për shkak të moshës së saj të re dhe sepse kishin frikë se në të ardhmen ajo mund të pendohej për vendimin e saj. Por Abby e dinte se edhe njerëzit që bëhen prindër mund të pendohen për zgjedhjet e tyre dhe kjo vetëdije i ka dhënë gjithmonë forcë për të vazhduar rrugëtimin e saj.
“Ka pasur raste kur kthehesha në shtëpi duke qarë”, thotë ajo. “Ishte frustruese. Dhimbja ime, dëshirat e mia, qëllimet dhe jeta ime u sakrifikuan për një fëmijë që as që ekzistonte. Një person hipotetik kishte më shumë kontroll mbi të ardhmen time sesa unë.”
Abby, e cila ka një të dashur me emrin Kurt, nuk e ka përjetuar kurrë mirë as idenë e ngjizjes.
“Perzervativët dhe opsionet e tjera nuk janë një garanci mjaft e mirë për të qenë e qetë,” tha ajo në TikTok. “Kështu që arrita në pikën ku, për qetësinë time, opsionet e vetme do të ishin abstinenca 100% e plotë ose sterilizimi”.
View this post on Instagram
Më në fund, Abby takoi një mjek i cili pranoi ta operonte. Ai nuk i bëri asaj, siç kishin bërë të tjerët, një sërë pyetjesh të pafundme. Pas një interviste 5-minutëshe, ai i paraqiti asaj opsionet që mund të ishin të përshtatshme për të… dhe ia plotësoi dëshirën.
“Kam shumë arsye për të mos dashur të mbetem shtatzënë”, thotë Abby, “Në fund të fundit ‘nuk dua fëmijë’ është arsye e mjaftueshme dhe duhet respektuar.”