Deva Cassel: 5 kuriozitete për vajzën modele të Monica Bellucci dhe Vincent Cassel
Ajo ka lindur më 12 shtator 2004, është 175 centimetra e gjatë dhe i ngjan shumë nënës së saj, Monica Bellucci. Po flasim për Deva Cassel, vajza e parë e aktores dhe ish-bashkëshortit të saj Vincent Cassel. E kemi parë në pistën e ‘Dolce & Gabbana’, në kopertinat e revistave më të famshme në botë dhe së shpejti do të debutojë në kinema me ‘La bella estate’ të Laura Luchetti, bazuar në romanin e Cesare Pavese. Me pak fjalë, vetëm disa muaj më parë ajo mbushi 18 vjeç dhe tashmë ka një rezyme goxha të mirë. Nga pasarelat e mëdha deri te jeta e një adoleshenteje normale, ja 5 kuriozitete për Deva Cassel.
Fotografia e saj e parë në mediat sociale ishte… në barkun e nënës
Qasja e Deva-s ndaj modës dhe pasarelave ishte ‘e parakohshme’, sepse, në një farë mënyre, ajo ishte ylli i një seti fotografik që para se të lindte. Nëna e saj, në fakt, ishte protagoniste e një xhirimi të bukur për kopertinën e ‘Vanity Fair’ ku u shfaq me barkun e saj të rrumbullakosur. Ndoshta pasioni i saj për modën lindi pikërisht në atë moment?
Por, nuk ka ide të qarta për të ardhmen e saj
Deva sigurisht që nuk ka jetën e një adoleshenteje normale, por në një gjë ajo është e njëjtë me të gjithë bashkëmoshatarët e saj: pavendosmërinë se çfarë do të “bëhet kur të rritet”. Tani për tani ajo po i përkushtohet modës, pa i braktisur megjithatë studimet. Së fundmi ajo ka pasur edhe eksperiencën e parë si aktore. Ajo po shikon opsione të shumta për të kuptuar se cilën prej tyre preferon. Në një intervistë, nëna e saj Monica ka shpjeguar se për momentin prioriteti i saj është shkolla dhe jo puna.
View this post on Instagram
Në show-n e fundit të ‘Dolce & Gabbana’ i bëri homazhe nënës së saj
E dimë: në spektaklin e fundit të ‘Dolce & Gabbana’ të gjithë ishim fokusuar tek Kim Kardashian dhe më pas tek flirtimi i mundshëm mes Khloé Kardashian dhe Michele Morrone, por mes modeleve ishte edhe Deva Cassel e cila u shfaq me të brendshme dhe një fustan të zi me dantella. Një homazh për nënën e saj Monica Bellucci dhe reklamën e saj ikonike të vitit 1994, në të cilën ajo ishte protagoniste e shtëpisë italiane të modës.
Flet tri gjuhë të huaja rrjedhshëm
Me një nënë italiane dhe një baba francez, Deva flet gjuhët e trashëguara nga prindërit e saj që kur ishte fëmijë. Për të, ka qenë gjithmonë një mënyrë për t’u lidhur me origjinën e saj dhe kulturën e të dy prindërve. Pasi filloi shkolla, ajo shtoi dhe anglishten si gjuhë të tretë.
Deva është e fejuar me modelin Luca Salandra
Epo po: Zemra e Deva-s është e zënë me modelin Luca Calandra. Të dy filluan të takoheshin në verën e vitit 2020 dhe, dy vjet më vonë, bënë debutimin e tyre publik gjatë Festivalit të fundit të Filmit në Venecia. Sipas postimeve që të dy publikojnë në rrjetet sociale, të dy janë shumë të dashuruar dhe super të lezetshëm!
View this post on Instagram