FOTO/ Suita 20 mijë euroshe e Ambasadorit të KATAR 2022, në Angli nxjerrin zbuluar David BECKHAM
David Beckham ka një rol të rëndësishëm si ambasadori i Kupës së Botës në Katar. Në Angli ai gëzon një popullaritet të madh nga tifozët e shumtë për vlerat që ka shfaqur ndër vite. Legjenda e futbollit anglez, është parë teksa largohej nga një hotel me 5 yje.
Ish-kapiteni i Anglisë kaloi pothuajse një javë në Katar në “Mandarin Oriental” në Doha, i cili ndodhet në lagjen e famshme Mesheirb. David medohet të ketë qëndruar në suitën elegante Baraha Vieë, ku një natë arrinë shifrën e 20 mijë eurove.
Suita është në katin e fundit dhe çdo gjë ka gadishmëri të posaçme nga stafi. Pishina, sauna, palestër dhe guzhina në këtë suitë është e gjitha private.
Sipas së përditshmes britanike DayliMail sshprehet: “Stafit i ka pëlqyer prezenca e tij në hotel dhe i është referuar me termin “Sir David”, sepse ai sillej me shumë kulturë dhe edukatë ndaj stafit gjithashtu ka gëzuar një respekt të madh nga të gjithë.
“Ai nuk u pa shumë nga njerëzit që ndanin të njëjtin hotel, sepse ai kishte një suitë të bukur që është si një hotel brenda një hoteli.
Beckham është refuzuar rregullisht për titullin e famshëm në Angli si “Kalorës”, pasi është përfshirë së bashku me personazhe të tjerë të famshëm në një skemë mashtrimi për shmangien e taksave.