Nipi i tij: “Ismail Qemali ka qenë mason, edhe unë vet jam. Ka fotografi me shenja të qarta”
Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania se Ismail Qemali ka qenë mαsοn, siç është edhe ai vetë.
Vlora shpjegoi se të qenët mαsοn është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e mαsοnerίsë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke trαdhtuαr këto objektiva dhe qëllime.
“Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin mαsοnë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja mαsοne.
Edhe unë vetë jam mαsοn. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si prοblem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike.
Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo.
Por disa vëllezër mαsοnë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismai Qemalit.