1 vit pa Hueyda El Saied, partneri i saj prek me fjalët: Na mungon shumë, do të jesh gjithmonë në zemrat tona

Sot bëhen një vit që nga ndarja nga jeta e artistes së njohur shqiptare Hueyda El Saied për shkak se vuante nga një sëmundje të rëndë. Bashkëshorti i saj Thierry, ka postuar një video në Instagramin e saj, me mometet më të bukura familjare dhe shkruan se atij dhe Gabrielit u mungon shumë.

“Na mungon shumë…!! Një vit ka kaluar pa dëgjuar zërin tënd, pa dëgjuar të qeshurën tënde, pa parë buzëqeshjen tënde… por je ende në zemrat tona, në mendjet tona, në shpirtrat tanë përgjithmonë! Të duam, Gabriel & Thierry”, ka shkruar ai.