“Me ato na mori në qafë”/ Arbana Osmani zbulon për herë të parë tiparin që e tërhoqi tek Eduart Grishaj
Arbana Osmani është një ndër personazhet më të dashura për publikun shqiptar. Moderatorja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, shpesh herë realizon biseda virtuale me ndjekësit duke zbuluar detaje të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Arbana ka treguar se cila ishte ajo gjë tek partneri i saj Eduart Grishaj, që e bëri për vete.
Një ndjekës e pyeti moderatoren: “Edi, faseta emax i ka dhëmbët dhe ku i ka bërë?”.
Ndërsa Arbana u përgjigj duke zbuluar se dhëmbët e tij ishin ato që e ‘morën në qafë’:
“Jo mer, të vetat i ka dreqi, me ato dhëmbë na mori më qafë”.
Kujtojmë se Eduarti rrëfeu disa javë më parë se si ishte të punonte me Arbanën në filmin e tij të ri, të titulluar “Sofia”.
Grishaj i cili është regjisori i filmit, zbuloi gjatë një interviste se nuk e pati aspak të lehtë të punojë me partneren pasi ajo bën shumë dubla. Arbana luan në film rolin e saj ku moderaon emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur”. Sipas tij, Arbana kishte menduar se do të ishte diçka e lehtë por ndodhi e kundërta.
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla. Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte”– tha ai teksa ishte i ftuar në “Euronews”.
Gjithashtu Grishaj theksoi se Arban është kritikuesja më e madhe: “Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”.
Arbana dhe Edi janë prej vitesh në një lidhje, ata janë prindër të dy fëmijëve, Dielli dhe Zoi. Moderatorja gjithashtu ka dhe një fëmijë, Jonin, me ish-bashkëshortin e saj.