Artisti ndërkombëtar rikthehet në “Kënga Magjike”: Një nga përvojat më fantastike në jetën time

Jason Walker, artisti i njohur ndërkombëtar është rikthyer për të konkurruar në “Kënga Magjike”. Ajo që spikat në profilin e tij në Instagram, është se vijon ta mbajë ende logon e festivalit. Arsyen pse ai ia tregon moderatorit të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ardit Gjebrea: Jason, në profilin tënd në Instagram, vazhdimisht ti mban logon “Kënga Magjike”. Unë ndihem shumë mirë kur e shoh, por sigurisht pjesa më e madhe në Amerikë nuk e dinë dhe thonë “çfarë është kjo logo?” Çfarë iu thua ti?

Jason Walker: Përvoja ime në “Kënga Magjike” ishte një nga përvojat më fantastike në jetën time. Unë kam performuar në të gjithë botën, megjithatë ishte thjesht magjike performanca ime aty. I dua shumë njerëzit. Të gjithë kanë qenë shumë të këndshëm me mua, shumë miqësorë me mua, më kanë përqafuar dhe jam shumë i lumtur, jam shumë i lumtur që jam rikthyer.

Ardit Gjebrea: Dhe ndryshimi mes Nju Jorkut dhe Tiranës?

Jason Walker: Nuk mendoj që është kaq bukur sa Tirana./tvklan.al