Si të visheni me stil çdo ditë në dimër? 5 artikuj thelbësorë që duhet t’i keni patjetër
Moti i dimrit na ngarkon emocionalisht. Shumë prej nesh përtojnë të vishen çdo ditë bukur, duke treguar kujdes të veçantë për çdo kombinim apo aksesor. Të vishesh bukur çdo ditë në këtë sezon është e vështirë por jo e pamundur.
Sekreti është të dini se cilat veshje janë thelbësore për të krijuar një pamje të rafinuar, në çdo rast: disa artikuj veshjesh që duhet të investoni tani sepse janë shumë afatgjata, për të mos thënë të përjetshme. Më poshtë ju tregojmë 5 gjërat e domosdoshme për këtë dimër që zgjidhin problemin e stilit dhe sekretet për t’i përshtatur sa më mirë këto veshje.
Në tërësinë e rrobave të dimrit, palltoja është më e gjithanshme për gjërat që vesh sipër. Një model i gjatë me ngjyrë neutrale është perfekt për t’i bërë veshjet e përditshme të duken shumë bukur, madje të kombinueshme edhe me costume sportive. Ngjyra kamel (ose ngjyrë deveje) është një aleat i përsosur që mund t’ju shoqërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje për të krijuar veshje me stil që sfidojnë temperaturat e ulëta. Një pallto e tillë është ideal për t’u veshur edhe me një fustan të shkurtër por edhe me kostume.
Pulovra e bardhë
Jeni në kërkim të veshjeve të përditshme me klas që i rezistojnë kohës? Në dimër, artikulli kryesor i veshjes së përditshme është pulovra e bardhë. Modeli Aran, me gërsheta, në lesh kashmiri ose të lëmuar, me golf ose me jakë të rrumbullakët. Kjo nuancë zbut dhe ngroh pamjen tuaj. Provojeni me pantallona të zeza, edhe me atlete. Çelësi i suksesit: kombinimi bardh e zi.
Xhaketa e zezë serioze
Si të visheni mirë çdo ditë, edhe në mbrëmje, gjatë këtij dimri? Një must-have është xhaketa e gjatë e zezë. Prerja mashkullore i përshtatet edhe pamjes më femërore, sidomos kur e kombinoni me një minifund apo çizme të zeza. Sipër saj mund tëvishni pallto apo diçka më të trashë. Në mënyrë që këtë xhaketë ta vishni edhe në pranverë, fokusohuni që të ketë prerjen klasike të smoking-ut të zi, pasi është më i lehtë për t’u kombinuar, edhe me xhinse.
Xhinse të drejta
Xhinset janë të pandashme. Por cili është modeli që duhet të keni patjetër këtë dimër. Pa dyshim janë xhinset e drejta, mundësisht të errëta. Xhinset ju japin mundësi për t’u kombinuar me bluza të ndryshme . Dhe nuk dalin kurrë nga moda njëpalë çizme të zeza pas këmbës, që duken bukur poshte xhinseve.
Fustan treçereksh
Si të visheni mirë çdo ditë në dimër, nëse nuk i pëlqeni pantallonat. Thjesht zgjidhni një fustan treçereksh të punuar me shtiza ose kadife. Një model me ngjyrë të errët, një model me një nuancë natyrale apo edhe një fustan i zi. E gjithë bukuria qëndron në kombinimin e këtyre artikujve me stil, duke i kushtuar vëmendje detajeve.