Me fotot e rralla, Almeda Abazi kujton të atin: 14 vjet pa ty babi!
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është një nga personazhet më të dashura të showbizit shqiptar. Ajo prej vitesh jeton në Turqi, aty ku dhe ka krijuar familjen e saj të bukur me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman. Ata janë bekuar me dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të cilët i kanë pagëzuar me emrat, Efehan dhe Alina.
Almeda është shumë aktive edhe në rrjetin e saj social Instagram, ku vazhdimisht ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj. Mëngjesin e sotëm Almeda ka kujtuar babain e saj të ndjerë duke publikuar disa fotografi të rralla të tij, teksa i ka shoqëruar me një dedikim prekës. “14 vjet pa ty babi”, ka shkruar ajo.
Në një nga fotografitë i ati i saj shihet teksa mban Almedën dhe motrën e saj prej dore, kujtime këto të paharrueshme dhe tejet emocionuese për të. Në postimet në vijim ajo ka publikuar edhe një moment për të cilin është padyshim krenare për babain e saj. Bëhet fjalë për rastin kur Muhamet Abazi ka shënuar rekord kombëtar. “Muhamet Abazi i “Partizanit” 2.11 metra në kërcimin së larti”, shihet të shkruhet në titullin e një faqeje gazete të asaj kohe.
Kujtojmë që disa muaj më parë Almeda Abazi dha një intervistë për revistën “Bordo” (print), ku foli për familjen, fëmijët dhe për karrierën e saj të suksesshme. Teksa u pyet se çfarë projekti do ta kthente në ekranin shqiptar ajo tha, “Ekrani sigurisht më mungon shumë, por ekrani shqiptar akoma më shumë të jem e sinqertë. Ngrohtësia që më jep vendi im eshte e pakrahasueshme…! Hmm, nuk e kisha menduar çfarë do të dëshiroja të ishte, por tani që e mendoj ndoshta një program në lidhje me nënat shqiptare”.
Bordo