Erdhi në jetë në një spital në Filipine, kjo është foshnja që çoi numrin e popullsisë në 8 miliardë

Një vajzë e lindur në Filipine është shpallur personi i 8 miliardë në botë ndërsa OKB konfirmoi se popullsia e kishte arritur tashmë këtë shifër. Vogëlushja Vinice Mabansag erdhi në jetë në spitalin Dr. Jose Fabella në Tondo, Manila më 15 nëntor dhe u zgjodh për të shënuar momentin historik.

Komisioni filipinas për Popullsinë dhe Zhvillimin i dha Vinice-it, e cila erdhi në jetë në orën 1:29 të mëngjesit me orën lokale, titullin simbolik.

Në një shenjë që tregon se sa shpejt është zgjeruar popullsia e botës, nga 2.5 miliardë në 1950 në tetë miliardë sot,  të porsalindurit që përfaqësonin vogëlushët e pestë, gjashtë dhe shtatë miliardtë u emëruan përkatësisht në vitin 1987, 1999 dhe 2011.

Foshnja e pesë miliardë’ u “pagëzua” në një spital në Zagreb, Kroaci në datën e parashikuar.  Me shpejtësi në vitin 1999 dhe Adnan Mevic, i lindur në Bosnje-Hercegovinë, u shpall foshnja e gjashtë miliardë në botë nga askush tjetër veçse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan.

Adnan tha se titulli i ka sjellë shumë vëmendje gjatë gjithë jetës së tij, madje i ka dhënë mundësinë të takojë heroin e tij Christiano Ronaldo. /abcnews.al/