Majmuni i “pafytyrë” përpiqet t’i zbulojë gjoksin, kur modelja e pengon ai e gjuan me shpullë

Modelja peruane dhe TikTokker Paula Manzanal  ka vizituar Sanctuary, Pyllit e Majmunëve të Shenjtë në Bali, Indonezi kur ajo u afrua pranë një majmuni i cili doli të ishte shumë kurioz.

Ish-Miss Peruja, 28 vjeçe, mbeti e shokuar kur majmuni qëndroi para gjoksit të saj dhe po përpiqej që t’ja hiqte bluzën për të parë më shumë.

Ajo reagon me shpejtësi, ku e ka penguar majmunin për t’i zbuluar gjoksin. Në ato momente majmuni e gjuan me shuplakë në fytyrë modelen.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Shtator por modelja e postoi videon në rrjetet sociale këtë javë, ku është bërë virale. Manzanal, i cila ka  2.2 milionë fansa në Instagram dhe 2.1 milionë ndjekës të TikTok, tha: “Doja vetëm që të mos më prekte…”

Janë rreth 600 majmunë makakë që jetojnë në strehën e pyllit të majmunëve të shenjtë dhe nuk është e pazakontë që ata të ndërveprojnë me vizitorët dhe herë pas here të vjedhin ushqimin dhe gjërat e tyre. /tvklan.al