Demi Moore i jep fund lidhjes 1-vjeçare dhe ndihet më mirë pas ndarjes

Demi Moore dhe i dashuri i saj, Daniel Humm, janë ndarë pas më pak se një viti lidhje, sipas raporteve të shumta. Us Weekly publikoi fillimisht lajmin të hënën, ndërsa People më vonë raportoi se aktorja ndihet më mirë pas ndarjes.

“Ajo është e lumtur dhe po kënaqet me fëmijët dhe miqtë e saj”, tha një burim për revistën.

Aktorja 60-vjeçare dhe shefi i kuzhinës, 45 vjeç, konfirmuan lidhjen e tyre në mars.

Para romancës së tij me Moore, Humm ishte i lidhur me të venë e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs. Ndërsa Moore ka qenë e martuar më parë me Freddy Moore, Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.

Ajo mban një lidhje miqësore me Willis dhe kanë bashkë tre fëmijë: Rumer, 34 vjeç, Scout, 31 vjeç dhe Tallulah, 28.