FOTOT/ Këngëtarja shqiptare: Dua një burrë më të ri se vetja dhe të varfër, se ndryshe ma marrin të tjerat
Këngëtarja Shota Baraliu gjatë një interviste për ABC News, tha se ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dh se aktualisht është trajnere fitnessi.
E pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është ‘single’.
Ajo u shpreh se ka disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.
“Dua të jetë më i ri se unë, edhe pse kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto.
Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam, se unë jam një njëri i thjeshtë, me tre punë.
Unë dua të jetë mesatar, se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.