Marsela Çibukaj ka një mesazh për Vitmarin nga ‘Kënga Magjike’: Nëse sillet keq…

Këtë vit Marsela Çibukaj konkurron në “Kënga Magjike” me këngën “I paftuar”. E pyetur nga Arditi nëse e ka lexuar Vitmari tekstin e këngës, Marsela iu përgjigj se po dhe se shpreson që mos ta marr personale, por shton me të qeshur “nëse sillet keq me siguri do jetë i paftuar në tryezën time dhe në funeralin e dashurisë”.

Ardit Gjebrea: Kënga jote titullohet i paftuar. Jam shumë kureshtar Vitmari e ka lexuar tekstin e këngës?

Marsela Çibukaj: E ka lexuar! Unë shpresoj shumë që mos ta ndiej personale si gjë, sepse do të ishte shumë shqetësuese. Gjithsesi edhe nëse sillet keq me siguri do jetë i paftuar në tryezën time dhe në funeralin e dashurisë.