Zërat thonë se Bradley dhe Irina janë gati për bebin nr. 2

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk – të cilët tashmë kanë një fëmijë së bashku – po përpiqen t’i shtojnë një tjetër anëtar familjes së tyre, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.

Në shtator, çifti – i cili u nda në vitin 2019 dhe mbajtën një raport miqësor për vajzën 5-vjeçare Lea – shkuan me pushime së bashku. Asokohe, një burim tha për Page Six: “Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër.”

Tani, zërat dhe fotot thonë se ata janë rikthyer bashkë dhë Bradley Cooper duket se është dakord me dëshirën e Irina-s.

“Ata po mendojnë të zgjerojnë familjen. Ata po tentojnë shtatzëninë,” tha një burim. “Megjithatë, martesa nuk është në planet e afërta.”

Së fundmi, Bradley dhe Irina kanë kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Anabelmagazine