7 dhe 6 vjeçe; për herë të parë Salsano Rrapi shfaq vajzat në publik
Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli edhe pse vetë janë dy emra shumë të njohur publik kanë zgjedhur që vajzat e tyre t’i mbajnë larg vëmendjes mediatike.
Ndonëse vajzat e aktorëve të njohur janë 7 dhe 6 vjeç portretet e vogëlusheve nuk i kishim parë asnjëherë…deri mbrëmjen e kaluar. Menjëherë pasi përfundoi performancën në ‘Dancing With The Stars’, këtë të premte, Salsano tha se është shumë i emocionuar pasi në sallë janë bashkëshortja dhe dy vazjat e tij që po e ndjekin ‘live’.
Kjo është dalja e parë publike e Margit dhe Amal për të cilat mami dhe babi kanë vendosur të tregohen të kujdesshëm duke mos i ekspozuar.
Vajza e parë e çiftit është 7 vjeç dhe ka ardhur në jetë më 11 Janar 2016, ndërsa vetëm një vit më vonë Salsano dhe Erjona u bekuan me një tjetër vajzë e cila erdhi në jetë më 19 nëntor 2017. Dyshja e famshme po jetojnë një histori rreth dy dekadash dashurie dhe kujtojmë se ata u njohën në teatrin “Skampa” vite më parë, pasi luanin në komedinë tragjike “Kolonel Zogu”.