Alfio konfirmon ndarjen me Fatmën: Sjemi bashkë prej një viti, por jo prej tradhëtisë
Alfio Rrotani ka konfirmuar ndarjen me moderatoren Fatma Methasani.
Prej disa kohësh përflitej se dyshja e njohur, të cilët janë prindër të një djali të vogël, janë ndarë por ditën e sotme ai ka reaguar përmes një shkrimi në Instagram, ku sqaron se nuk janë më bashkë prej pothuajse një viti.
Reagimi i tij erdhi se prej kohësh përflitej se ai dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këto hipoteza lindën vetëm si shkak i distancimit të çiftit në publik, detaj i cili nuk u kalua pa u vënë re nga fansat.
Nga marrëdhënia e tyre çifti kanë një fëmi.