Deklarata e papritur e Flori Mumajesit: Muzika ime ka vdekur, nuk pres ngushëllime!
Edhe pse prej kohësh ka bërë një pauzë në muzikë, Flori Mumajesi “zgjoi” interesin e fansave kohët e fundit teksa postonte hitet që ka krijuar ndër vite.
Përmes Instastory-t, këngëtari bën me dije se disa prej hiteve si “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, “Me sy mbyllur” nuk gjenden më në “Youtube”.
“Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar. Unë kam fshirë të gjitha këngët para 3 muajsh, 45 vepra, dhe më erdhën disa mesazhe ore sikur se shikoj këtë këngën. Kurse këngën “Me fjalë të vogla”, “Plas”, “Thjesht të dua”, ka tre javë që nuk janë në Youtube dhe nuk do të jenë as në Spotify.
Deri dje ishte sepse jo më kot e vura këngën Me sy mbyllur. Këto ditë kam pasur aktivitetin e fortë kur i zgjoja njerëzit memorien për të parë nëse mungonte kënga ‘Me fjalë të vogla’ për shembull. Një nga këngët me të cilat mbahet mend Flori, ‘Me sy mbyllur’, nuk është më.
Sa lexoja i pavdekshëm, muzika jote e pavdekshme. Thosha me veten time në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar. Sa me gëzim, ndihesha dhe gri duke i dëshmuar vetes sepse duhet ta shtysh vetë sepse ata nuk kanë detyrime ta dëgjojë për ditë. Por as unë s’e kam detyrim këtë gjë.
Nëse katër këngët më të shenjta të mia mungojnë, nuk vihen re nga dëgjuesi, po unë çfarë detyrimi kam. Çdokush në vendin tim do të ndihej keq. Për këngën ‘Thjesht të dua’ kam një plan që mbase do të bëj një konkurs që ta këndojë dikush. Nuk pres ngushëllime pas kësaj videoje, jam shumë mirë. Siç e patë kam postuar dhe demon. Më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull.”, tha artisti.