Ylli i ‘Backstreet Boys’ flet për vdekjen e vëllait në moshën 34-vjeçare

Vëllai më i madh i të ndjerit Aaron Carter, Nick, është zemërthyer pas vdekjes së këngëtarit në moshën 34-vjeçare, shkroi ai në një postim në Instagram të dielën, duke thënë se pavarësisht “marrëdhënies së tyre të ndërlikuar”, dashuria e tij për Carter “asnjëherë nuk është zbehur”.

“Gjithmonë kam shpresuar se ai do të donte disi, një ditë, të ecte në një rrugë të shëndetshme dhe të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë,” shkroi Nick Carter, një anëtar i Backstreet Boys, në një mbishkrim krahas fotove të tyre ndër vite. “Ndonjëherë duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje. Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë.”

“Do të më mungojë vëllai im më shumë nga çfarë mund ta mendojë ai,” shtoi Nick. “Të dua Chizz, tani ke një mundësi që më në fund të kesh paqen që nuk e gjete kurrë këtu në tokë…. Zot, të lutem kujdesu për vëllain tim të vogël.”

Aaron Carter, i cili fitoi famë me këngët “I Want Candy” dhe “That’s How I Beat Shaq”, u gjet i vdekur në vaskë. Ylli, i cili u bë i njohur për adoleshentët në fund të viteve ’90, u gjet pa jetë në shtëpinë e tij.

Këngëtari ka folur në të kaluarën për problemet me shëndetin mendor, por një herë mohoi të kishte probleme me abuzimin e substancave në një intervistë për CNN.

Carter kishte një marrëdhënie të vështirë me vëllezërit e motrat e tij: Në vitin 2019, Nick njoftoi se ai dhe motra e tyre, Angel, kishin paraqitur një urdhër ndalimi kundër vëllait të tyre, duke thënë në një deklaratë që vëllai i tij më i vogël dyshohej se kishte “synime për të vrarë gruan time dhe fëmijën e palindur”. Aaron Carter i mohoi akuzat, duke thënë se nuk dëshironte të dëmtonte askënd.

Aaron nisi të performojë në moshën 7-vjeçare dhe publikoi albumin e parë në vitin 1997, kur ishte vetëm 9 vjeç. Në moshën 13-vjeçare, ai kishte tre albume të suksesshëm. Ashtu si shumë fëmijë të brezit të tij, karriera Aaron pati një anë të errët. Në vitin 2019, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim bipolar.

Në vitin 2018, ai publikoi “Love”, albumin e parë në 16 vjet, megjithatë problemet me shëndetin mendor dhe varësinë ndikuan në të gjitha fushat e jetës së tij.

Anabelmagazine