“Burrin e kujt puth ti”/ Kamera e fshehtë fut në kurth Genën, gruaja e këngëtarit ‘përplaset’ me balerinën
Këngëtari Gena u përball me një ‘kurth’ që e futi bashkëshortja e tij, Lori në bashkëpunim me Luana Vjollcën. Teksa këndonte në “Zemër Luana”, një nga balerinat iu afrua dhe e puthi në faqe. Situata agravoi në xhelozinë e supozuar të Lorit, e cila ishte në dijeni të gjithçkaje.
Por, gruaja e Genës që është njëkohësisht dhe menaxherja e tij, u afrua dhe i kërkoi balerinës që të dilte jashtë me të e të sqarohej.
“Hajde dalim pak jashtë, burrin e kujt puth ti,”– tha ajo.
Gena shihet që qëndron i heshtur dhe përpiqet më pas të qetësojë Lorin duke i thënë se e gjitha është një shfaqje të cilës duhet t’i përshtaten.
“Atëherë vazhdo me shfaqjen,”– ia ktheu Lori, por më pas situata u sqarua dhe Gena kuptoi që bëhej fjalë për një kamerë të fshehtë.