Ju kujtohet Ponja e Portokallisë? Aktorja është bërë nënë e një djali, ja kush është partneri i saj

Ajo ishte një nga aktoret e spektaklit të humorit “ Portokalli “ që vështirë të harrohet për të qeshurat që ajo i sillte publikut në sallë por edhe telespektatorit.

E kemi fjalën për aktoren Ervina Kotolloshi, e cila nga shumë shqiptarë njihet si Ponja. Ajo u bë pjesë e shtëpisë së çdo shqiptari me rolin e saj si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë.

Disa vite më parë Ervina braktisi “Portokallinë” dhe së bashku me të edhe vendin për tu transferuar në Francë, ku filloi të ndiqte studimet e saj dhe jetoi për disa vite me radhë.

Ponja para disa kohësh ndodhej në Japoni, ku nuk dihej me saktësi qëllimi i vizitës së saj në kontinentin aziatik ku qëndroi për një kohë të gjatë.

Por Albeu.com ju tregon se arsyeja ishte dashuria. Partneri i “Ponjës” është aziatik dhe ata janë bërë prindër të një djali.

/albeu.com/