Frederik Ndoci lë Amerikën dhe rikthehet në atdhe!

Këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci i ftuar në emisionin “S’e luan topi” dha lajmin se ka vendosur të lërë Amerikën dhe të kthehet në atdhe. Ndoci u shpreh se i mungon shumë publiku shqiptar prandaj vendosi të rikthehej.

“Jam emocional, sepse një një artist duhet të jetë shumë emocional. Kur ikin njerëzit, edhe ai që ka mllef, ka mall. Kur të thotë fëmija 11 vjeç më mirë të jem fëmija e Frederik Ndocit në Shqipëri sesa fëmija i një amerikani në Amerikë. Vendimi ishte unanim. Vendimi është i vështirë, të ikësh si artist jashtë është akoma më e vështirë. Më ka munguar publiku shqiptar, kam qejf të ledhatohem, nuk ka si publiku shqiptar. Jam kthyer përfundimisht në Shqipëri. Imagjino mos të jetë ky popull ditën e fundit të jetës, atje je vetëm. Prandaj, më mirë këtu!”, u shpreh artisti.