Beniada në një lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, çifti për herë të parë në një dalje publike së bashku

Modelja e njohur Benida Nishani, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother Vip”, po jeton një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari. Ditën e sotme ‘Panorama Plus’ ka publikuar edhe një foto të çiftit ku ata shfaqen për herë të parë në një dalje publike bashkë më premierën e filmit ‘Sofia’ me regjisor Eduart Grishajn, duke konfirmuar edhe lidhjen e tyre.

Disa javë më parë, moderatori Edi Manushi ka zbuluar ‘sekretin’ e modeles duke u shprehur se modelja është në një lidhje, por mendohej se ishte një italian.

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha Manushi.

Por pas këtyre fjalëve, Beniada ka mbetur e habitur duke thënë se ajo për moderatorin është e lidhur në Itali, por vetë nuk ia kishte idenë e emrit të avokatit në fjalë.

“Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”, tha Beniada.

Por Manushi nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigjen e tij duke e ‘kërcënuar’ se do i nxirrte të ‘palarat’ e saj.

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, tha ai.

Mesa duket avokati qenka Blerti Hajdari.