“Një jetë që s’të thërras..”, prek Flori Mumajesi; ndan foton e rrallë me të atin e ndjerë!

Prej ditësh këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Flori Mumajesi është bërë nostalgjik duke u kthyer pas në kohë.

Ai ka postuar në rrjetin e tij social Instagram disa prej këngëve të tij dhe shumë prej bashkëpunimeve që këngëtari dhe kantautori ka patur ndër vite.

Së fundmi Flori ka emocionuar të gjithë ndjekësit teksa ka postuar një fotografi të rrallë me të atin e tij të ndjerë.

Flori i vogël shihet i lumtur krah babait të tij, ndërkohë që imazhin e ka shoqëruar me këtë mbishkrim, “Florjan Fadil Mumajesi. Një jetë që nuk të thërras, e as nuk e them dot me zë Babi”.

Kujtojmë që në gusht Flori preku me postimin e ndjerë që bëri për nënën e tij, e cila u nda nga jeta shkurtin e kaluar, “Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23″.

Bordo