“Gallatë me një gjyshe që ha shuplaka”, Olti Curri: Sëmundja mendore kishte prekur gjithë stafin
Ngjarja tronditëse e ndodhur në qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku një prej infermiereve Aurona Pelaj shfaqet duke dhunuar fizikisht një të moshuar të sëmurë me sëmundjen e Alzhemier ndërsa infermieret e tjera qeshin dhe e filmojnë, ka sjellë reagime të shumta.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Olti Curri është shprehur se pamjet e dhunës ishin si një film horror dhe të pabesueshme, por ajo që ishte më e papranueshme ishte se infermieret e tjera e shikon dhe qeshnin apo e filmonin. Ai madje ashpërson tonet duke thënë se “sëmundja mendore aty ishte e perceptueshme sikur ishte një virozë që kishte prekur të gjithë stafin”.
Olti Curri: Problemi nuk është vetëm vajza që dhunonte, problemi i madh ishte vajza tjetër, kalonte pas dhe qeshte. Problemi tjetër ishte se ato ishin krehur dhe me ikstejshën në punë. Saqë unë në moment kur e pash videon mendova se do ishte humoristike dhe ajo zonja mendova mos isha nga ato meshkujt që vishej si…dhe bëjnë ato paroditë. E kam parë, të betohem, dy a tre herë se nuk e besoja. Më fal, kjo që po xhironte çfarë po xhironte? Ti ku po e çon atë kontent. Ti në qoftë se ke xhiruar, ti po xhiron për të krijuar kontent për rrjetet sociale. Nëse ti nuk po xhiron për rrjetet sociale, ti po xhiron që pafytyrësinë dhe pandjeshmërinë tënde moj vajzë, ti atë video do ia çoje të dashurit, të dashurës, shoqes, pra ti do bëje gallatë me një gjyshe që hante shuplaka nga një kolegia jote. Pra sëmundja mendore aty ishte e perceptueshme sikur ishte një virozë që kishte prekur të gjithë stafin. Domethënë ata njerëz duhen marrë dhe duhen analizuar. Sepse sapo unë mbylla filmin e tmerrshëm në Netflix, unë hapa rrjetet sociale dhe pash që ne kemi historitë tonë ngjitur./tvklan.al